Studentët e Fakultetit të Ekonomisë në një vizitë studimore dhe profesionale në KOSTT️

29 Maj 2026
SHARE

Studentët e Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Prishtinës u mirëpritën në ambientet e KOSTT-it, ku patën mundësinë të njihen nga afër me funksionimin e sistemit të transmetimit të energjisë elektrike ️, si dhe me proceset financiare që mbështesin operimin e tij.

Përmes prezantimeve dhe diskutimeve me profesionistët financiar, studentët u njohën me praktikat e menaxhimit financiar, raportimit financiar dhe analizës së performancës, duke lidhur njohuritë akademike me përvojën praktike profesionale.

Vizita shërbeu si një mundësi e vlefshme për shkëmbim përvojash dhe njohurish ndërmjet studentëve dhe profesionistëve të KOSTT-it, duke kontribuar në afrimin e studentëve me praktikat reale të tregut të punës dhe zhvillimin e tyre profesional.