Maturantët e Shkollës së Mesme Profesionale “Ismail Dumoshi” nga Obiliqi, të shoqëruar nga profesoreshat Shqiponja Rama dhe Nora Hasani Morina, realizuan një vizitë në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Prishtinës.
Gjatë kësaj vizite, nxënësit u mirëpritën nga menaxhmenti i fakultetit, të cilët i informuan për programet studimore, mundësitë që ofron Fakulteti i Ekonomisë, si dhe për aktivitetet akademike dhe profesionale që zhvillohen aty.
Po ashtu, maturantët patën mundësinë të njihen nga afër me ambientet e fakultetit, sallat mësimore, bibliotekën dhe hapësirat tjera që janë në shërbim të studentëve.
Kjo vizitë ishte një përvojë e vlefshme për maturantët, duke i ndihmuar ata të orientohen më mirë drejt zgjedhjes së studimeve të ardhshme dhe planifikimit të karrierës së tyre profesionale.