Profesoresha e Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Prishtinës, Prof. Asst. Vjosa Fejza Ademi, mori pjesë në 9th International Scientific Conference on Business and Economics (ISCBE 2026), e cila u mbajt në Universidad Europea Valencia, Spanjë.
Në kuadër të tematikës së konferencës “Future-Ready Economies: Innovation, Entrepreneurship, and Digital Competitiveness”, Prof. Asst. Fejza Ademi prezantoi punimin e saj shkencor me titull “The Effects of Social Media Usage on Increasing Awareness of Organic Cosmetic Products in Kosova”, duke prezantuar rezultatet e hulumtimit të saj para studiuesve dhe ekspertëve nga vende të ndryshme të botës.
Fakulteti i Ekonomisë i uron Prof. Asst. Fejza Ademit suksese të mëtejshme në veprimtarinë e saj shkencore dhe akademike.
Pjesëmarrja në këtë konferencë u mundësua me mbështetjen e Universitetit të Prishtinës, i cili vazhdon të përkrahë angazhimin shkencor dhe ndërkombëtarizimin e stafit akademik.