Profesori i Fakultetit të Ekonomisë, pjesëmarrës në Eberswalde University for Sustainable Development, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus+

24 Qershor 2026
SHARE

Profesori i Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Prishtinës, Prof. Asst. Genc Zhushi, mori pjesë në programin Erasmus+ Staff Mobility for Training në Eberswalde University for Sustainable Development, Gjermani.

Gjatë këtij mobiliteti, Prof. Zhushi mori pjesë në modulin “Designing Future Economies”, ku pati mundësinë të shkëmbejë përvoja akademike dhe profesionale, të zgjerojë njohuritë e tij mbi ekonomitë e së ardhmes, të diskutojë tema që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm dhe inovacionin, si dhe të krijojë kontakte të reja me profesorë dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës.

Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i ideve me profesorët dhe pjesëmarrësit në këtë program e bënë përvojën veçanërisht të vlefshme në aspektin akademik, profesional dhe kulturor.

Mobilitete të tilla kontribuojnë në avancimin profesional të stafit akademik, ndërkombëtarizimin e Universitetit të Prishtinës, forcimin e bashkëpunimit me universitetet evropiane dhe sjelljen e përvojave e ideve të reja në mësimdhënie dhe kërkim shkencor.

E përgëzojmë profesorin Genc Zhushi për përfundimin me sukses të këtij mobiliteti dhe i dëshirojmë suksese të mëtejshme në angazhimet e tij akademike dhe profesionale.