Fakulteti i Ekonomisë organizoi me sukses provimin pranues për vitin akademik 2026/2027

09 Korrik 2026
SHARE

Sot, më 9 korrik 2026, në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Prishtinës u mbajt me sukses provimi pranues për regjistrimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2026/2027.

Provimit pranues iu nënshtruan kandidatët që kanë aplikuar në programet e studimit Banka dhe Financa, Menaxhment, Marketing, Ekonomiks, Kontabilitet, si dhe në programin në gjuhën angleze Applied Economics and Management.

Të gjithë kandidatëve u urojmë suksese dhe rezultate sa më të mira, me shpresën që së shpejti t'i mirëpresim si pjesë të komunitetit akademik të Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Prishtinës.

Suksese të gjithë aplikantëve! Ju urojmë mbarësi në këtë rrugëtim të ri akademik!