Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof.Dr.Driton Balaj me stafin e Fakultetit Ekonomik e mirëpritën Ambasadorin e Francës në Kosovë, Z. Olivier Guerot dhe bashkëpunëtorët e tij.Në këtë takim bisedimet u përqendruan në mundësinë e bashkëpunimit dhe intensifikimit të marrëdhënieve në mes të Fakultetit Ekonomik të Prishtinës dhe Ambasadës Franceze në Kosovë në fushën e arsimit dhe ekonomisë.
Gjithashtu, gjatë bashkëbisedimit u diskutua për mundësinë për të mbështetur projekte dhe mobilitete të profesorëve dhe studentëve në universiteteve franceze për të fituar dhe këmbyer njohuri dhe përvoja të reja.Gjatë takimit u përshëndet bashkëpunimi i shkëlqyeshëm në mes “Université Côte d'Azur” në Nice dhe “Fakultetit Ekonomik” në Prishtinë.