Të nderuar studentë
Ju ftojmë të merrni pjesë në prezantimin e temës: Ekonomia e Kosovës dhe Korniza e re e partneritetit të Bankës Botërore me Kosovën për periudhën 2023-2027 nga z. Massimiliano Paolucci, Drejtor i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni.
Prezantimi do të mbahet më datë 14 Mars 2023, ora 10:00 në Amfiteatrin e Madh në Fakultetin Ekonomik.
Kjo është një mundësi unike për të mësuar më shumë për planet e Bankës Botërorë për Kosovën gjatë katër viteve të ardhshme.
Ju inkurajoj fuqimisht të merrni pjesë dhe të përfitoni nga kjo ngjarje.
Faleminderit për vëmendjen tuaj dhe mezi pres t'ju shoh në prezantim.