Dekani Prof.Dr.Driton Balaj,nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me KEP Trust

13 Maj 2023
SHARE

Me datën 12.05.2023 në zyrën e dekanit të Fakulteti Ekonomik - UP, Prof.Dr.Driton Balaj, është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit me KEP Trust, të përfaqësuar nga Kryeshefja e Burimeve Njerëzore Znj.Zana Bokshi Kazazi. KEP Trust është institucioni lider në sektorin e mikrofinancave në Kosovë, i cili u ofron klientëve një gamë të gjerë të produkteve dhe shërbimeve financiare.

Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë studentët tanë, të cilëve do t’u ofrohet mundësia të  kryejnë punë praktike dhe aftësim profesional ne KEP Trust.

Gjithashtu, përfaqësues të KEP Trust, do të ndajnë me studentët tanë përvojat e tyre profesionale te fituara ne sektorin mikrofinanciar.

#up #bëhuUP #