Ligjeratë e hapur – datë 15.05.2024

21 Maj 2024
SHARE

Kënaqësi të mirëpresim Z. Driton Nikaj Magjistër, me një përvojë në Sistemin Financiar që nga viti 2004. Nga viti 2014 është i angazhuar në Raiffeisen Leasing Kosovë ku mban pozitën Menaxher i shitjes për Retail. Raiffeisen Leasing Kosovë është kompani lidere në ofrimin e Lizingut në tregun e Kosoves. Z. Nikaj ishte i ftuar që të ndaj përvojën e tij personale me studentët në aspektin praktikë për çka prezantojë produktet (alternativat) e instrumenteve financiare në tregun e Kosovës. 

Në këtë prezantim janë trajtuar modelet e matjës së fuqisë kreditore të klientëve për persona Fizik dhe Juridik, produktet financiare, përvoja që ishin në interes të studentëve të nivelit Bachelor në Programin Kontabilitet, Fakulteti Ekonomik. Po ashtu, studentët u njoftuan për faktorët tjerë jo financiar që mund të ndikojnë në vendimarrje për financim. Studentët patën mundësinë që të marrin pjesë në një punëtori të shkurtër me ç’rast trajtuan studim rasti për të zhvilluar mendimin kritik nga puna praktike. Të tilla përvoja janë shumë përfituese për studentët, që të përgatitën për tregun e punës dhe japin vlerë të shtuar arsimimit në Universitetin e Prishtinës,Fakultetin Ekonomik.