Apliko për bursën “LULËZOJNË” 2026/2027!

17 Korrik 2026
SHARE

Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Prishtinës, njofton studentët se organizata TOKA ka hapur thirrjen për programin e bursave “LULËZOJNË” për vitin akademik 2026/2027.

Bursa ofron mbështetje financiare deri në 1,000 € (duke përfshirë taksat në të ardhura), si dhe mundësinë për t’u bërë pjesë e një komuniteti aktiv të të rinjve që kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë.

 

Kush mund të aplikojë?
Studentë të nivelit Bachelor (18+ vjeç) që:

  • janë të regjistruar në studime universitare në Kosovë ose jashtë saj;
  • kanë angazhim të dëshmuar në komunitet dhe punë vullnetare;
  • vijnë nga grupe të margjinalizuara (vajza, të rinj nga zona rurale, familje me të ardhura të ulëta, studentë të brezit të parë, etj.);
  • kanë sukses të mirë akademik (notë mesatare mbi 8.0);
  • kanë dhënë kontribut në përmirësimin e komunitetit të tyre.

 

Bursa mund të përdoret për:

  • Pagesën e semestrit
  • Qiranë dhe banimin
  • Ushqimin dhe transportin
  • Libra dhe pajisje studimore
  • Teknologji (laptop, internet, etj.)
  • Kujdes shëndetësor dhe psikologjik, si dhe nevoja të tjera që mbështesin studimet.

 

🗓️ Afati i aplikimit: 2 gusht 2026, ora 23:59.

Inkurajojmë të gjithë studentët që plotësojnë kriteret të aplikojnë dhe të përfitojnë nga kjo mundësi për të mbështetur rrugëtimin e tyre akademik.