Erasmus+ ka qenë një nga eksperiencat më të vlefshme dhe më formuese për mua. Gjatë qëndrimit tim në Lituani, në Vilniaus Kolegija, kam pasur mundësinë të studioj në një mjedis ndërkombëtar dhe të përjetoj një sistem të ndryshëm arsimor nga ai që kisha njohur më parë.
Kjo përvojë më ka ndihmuar të zhvilloj më shumë pavarësinë time, aftësitë e komunikimit dhe përshtatshmërinë ndaj kulturave dhe mënyrave të reja të jetesës. Të jetuarit dhe studiuarit në një vend tjetër më ka bërë më të hapur ndaj sfidave dhe më të sigurt në marrjen e vendimeve.
Përveç studimeve, Erasmus+ më ka sjellë edhe miqësi të reja dhe kujtime të paharrueshme që e bëjnë këtë eksperiencë një pjesë shumë të rëndësishme të jetës sime.