Kontabilitet

Programi i Kontabilitetit ofron një mjedis që i përkushtohet studentëve, që promovon përsosmërinë akademike, ngritjen profesionale dhe personale përmes frymës kolegjiale me sjellje etike dhe profesionale. Kurrikula dhe aktivitetet e departamentit krijojnë të diplomuar (kuadër) të cilët demonstrojnë njohuri, aftësi dhe kompetencë të nevojshme për të hyrë në profesionin e kontabilitetit dhe për të përmbushur sfidat e ardhshme të karrierës. Departamenti është i përkushtuar për përsosmëri në mësimdhënie, në hulumtime, shërbime dhe ndërveprime profesionale nga fusha e kontabilitetit për të përfituar studentët, universiteti, profesioni, komuniteti biznesor dhe publiku në përgjithësi.

 

Rezultatet kryesore të të nxënit për të diplomuarit e  Kontabilitetit janë:

 

  • Demonstron njohuri në fushat themelore të kontabilitetit financiar dhe menaxherial,duke përfshirë standardet ndërkombëtare të raportimit financiar (IFRS) dhe kërkesat ligjore për raportim financiar.
  • Zbaton parimet dhe teknikat kontabël për të përgatitur, analizuar dhe interpretuar pasqyrat financiare, në përputhje me kërkesat ligjore dhe profesionale.
  •  Analizon koston dhe performancën financiare për qëllime vendimmarrjeje menaxheriale, përfshirë buxhetimin, kontrollin e brendshëm dhe vlerësimin e investimeve.
  •  Përdor softuer profesional dhe teknologji të informacionit për qëllime kontabël dhe financiare, duke përfshirë sisteme ERP dhe programe për menaxhimin financiar. Zhvillon kompetenca në auditim të jashtëm dhe brendshëm, duke njohur rëndësinë e etikës dhe pavarësisë profesionale.
  •  Zbaton njohuritë tatimore për të përgatitur dhe vlerësuar deklaratat tatimore dhe për të ofruar këshilla tatimore në përputhje me legjislacionin përkatës.
  •  Demonstron njohuri të përgjithshme ekonomike, ligjore dhe organizative për të kuptuar kontekstin më të gjerë në të cilin operojnë bizneset.
  •  Komunikon në mënyrë efektive informacionin financiar dhe jo-financiar përmes raporteve të shkruara dhe prezantimeve verbale, për audienca të ndryshme.
  •  Zbaton standarde etike dhe profesionale në vendimmarrje dhe sjellje në fushën e kontabilitetit dhe financave.
  •  Punon në mënyrë efektive si pjesë e një ekipi ndërdisiplinor dhe demonstron aftësi udhëheqëse, kur është e nevojshme.
  •  Tregon aftësi analitike dhe kritike në vlerësimin e të dhënave financiare dhe në zgjidhjen e problemeve komplekse kontabël.
  •   Ndjek zhvillimet më të fundit në kontabilitet, financa dhe teknologji.