Konferenca
UPFE Konferenca 2024
Mbyllja e Hendekut Gjinor në Kosovë
Universiteti i Prishtinës – Fakulteti Ekonomik, në bashkëpunim me Agjencinë për Barazi Gjinore pranë Zyrës së Kryeministrit dhe me mbështetjen e Zyrës së UN Women në Kosovë, organizoi konferencën “Mbyllja e Hendekut Gjinor në Kosovë”.
Konferenca u mbajt më 21 maj 2024 në Prishtinë dhe shënoi një ngjarje të rëndësishme për të diskutuar dhe avancuar trajtimin e çështjeve gjinore në shoqërinë tonë.
Ngjarja mblodhi së bashku studiues, politikëbërës, aktivistë dhe individë të pasionuar pas barazisë gjinore, për t’u angazhuar në dialog, për të ndarë njohuri dhe për të diskutuar praktikat e mira ndërkombëtare dhe vendore për krijimin e një bote më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë.