Ekonomi e Aplikuar dhe Menaxhment
Qëllimi i Programit BSc në Ekonominë e Aplikuar dhe Menaxhment (në gjuhën angleze) është të pajisë studentët me aftësi për zgjidhjen e problemeve, për të mundësuar atyre të punojnë në mënyrë të pavarur dhe me përgjegjësi në fushat e ardhshme profesionale, në një ambient shkencor dhe praktik. Ky Program ofron njohuri të thella mbi teoritë ekonomike dhe një gamë të gjerë të shkathtësive rreth biznesit, çështjeve organizative dhe financimit duke përdorë metoda analitike e dhe kuantitative.
Programi BSc në Ekonominë e Aplikuar dhe Menaxhment vë theksin në përdorimine koncepteve ekonomike dhe analizave kritike për të zgjidhur probleme ekonomike dhe menaxheriale. Ky program ka për qëllim të përgatisë të diplomuar që janë kompetent ku përmes përdorimit të të dhënave dhe metodave te ndryshme ekonomike, të shpjegojnë çështje ekonomike me interes, në nivel vendi, regjioni apo dhe ndërkombëtar
- Ligjëratë në kuadër të Javës Kontabiliteti Digjital 2024, në bashkëpunim me Melita&Partners/KUDO® Education.
- Pritja solemne për studentët e vitit të parë, 2024/2025, për studimet Bachelor
- Ligjeratë e hapur – datë 15.05.2024
- Listat preliminare të studentëve me të drejtë vote në Universitetin e Prishtinës