Studimet Doktoraturë
Programi i Doktoratës në Fakultetin e Ekonomisë është një mundësi unike për të zhvilluar njohuri të avancuara shkencore dhe për të kontribuar në literaturën akademike përmes hulumtimit të pavarur. Ky program është i fokusuar në zhvillimin e aftësive kërkimore, analitike dhe kritike të kandidatëve, me mbështetje të vazhdueshme nga mentorët akademikë dhe pjesëmarrje në aktivitete shkencore. Kandidatët për doktoratë përgatiten të bëhen kontribues të rëndësishëm në fushën e ekonomisë, qoftë në akademi apo në institucione të ndryshme hulumtuese dhe vendimmarrëse.