Rezultatet e të nxënit

 

Bachelor

Njohuritë

Të diplomuarit e programit do të jenë në gjendje të:

  • Demonstrojnë njohuri në mikroekonomi, makroekonomi, ekonometri, financa, kontabilitet dhe statistikë.
  • Shpjegojnë konceptet kryesore të biznesit, menaxhmentit, marketingut, ekonomiksit të punës, ekonomiksit të sektorit publik dhe ekonomiksit ndërkombëtar.
  • Kuptojnë zhvillimin ekonomik, rritjen ekonomike, ciklet e biznesit dhe politikat ekonomike.
  • Përshkruajnë funksionimin e tregjeve financiare, analizën e investimeve dhe ekonomiksin digjital.
  • Njohin rolin e integrimit ekonomik evropian, biznesit ndërkombëtar dhe ekonomisë së Kosovës në kontekstin global.
  • Kuptojnë metodat hulumtuese dhe zbatimin e metodave kuantitative në ekonomi.

Shkathtësitë

Të diplomuarit do të jenë në gjendje të:

  • Zbatojnë teoritë ekonomike dhe metodat kuantitative për analizimin e problemeve ekonomike dhe të biznesit.
  • Përdorin mjete statistikore dhe ekonometri për interpretimin e të dhënave ekonomike dhe mbështetjen e vendimmarrjes.
  • Kryejnë hulumtime ekonomike duke përdorur metodologji dhe teknika të përshtatshme analitike.
  • Vlerësojnë politikat ekonomike, trendet e tregut të punës dhe strategjitë zhvillimore.
  • Përgatisin dhe interpretojnë analiza financiare dhe të investimeve.
  • Komunikojnë në mënyrë efektive në kontekste profesionale dhe akademike, përfshirë edhe në gjuhë të huaja.
  • Përdorin mjete digjitale dhe kodim të përshtatshëm për ekonomi dhe analizë të të dhënave.

Autonomia dhe përgjegjësia

Të diplomuarit do të jenë në gjendje të:

  • Punojnë në mënyrë të pavarur dhe në grup për zgjidhjen e sfidave ekonomike dhe të biznesit.
  • Marrin përgjegjësi për vendime profesionale të bazuara në analiza ekonomike dhe parime etike.
  • Përshtaten me ndryshimet në mjedisin ekonomik dhe kërkesat e tregut të punës.
  • Angazhohen në mësim të vazhdueshëm dhe zhvillim profesional në fushën e ekonomisë dhe disiplinave të lidhura.
  • Kontribuojnë në mënyrë të përgjegjshme në analizën e politikave, vendimmarrjen organizative dhe zhvillimin socio-ekonomik.
  • Realizojnë punë të pavarur akademike përmes projekteve kërkimore dhe temës së diplomës.

 

MASTER

Njohuritë

Të diplomuarit e programit MSc në Ekonomiks do të jenë në gjendje të:

  • Demonstrojnë njohuri të avancuara në mikroekonomi, makroekonomi dhe ekonometri.
  • Kuptojnë teoritë bashkëkohore ekonomike dhe zbatimin e tyre në analiza komplekse ekonomike.
  • Shpjegojnë funksionimin e tregjeve financiare, politikave monetare dhe tregtisë ndërkombëtare.
  • Kuptojnë ekonomiksin e zhvillimit, ekonomiksin e punës dhe ekonomiksin e Bashkimit Evropian.
  • Njohin konceptet e ekonomiksit digjital, teorisë së lojërave, ekonomiksit gjinor dhe ekonomiksit të kapitalit njerëzor.
  • Kuptojnë metodat e avancuara kërkimore dhe matematikore në ekonomi.

Shkathtësitë

Të diplomuarit do të jenë në gjendje të:

  • Aplikojnë modele të avancuara ekonomike dhe ekonometri në analizimin e problemeve ekonomike.
  • Kryejnë kërkime shkencore duke përdorur metoda kuantitative dhe cilësore.
  • Analizojnë dhe interpretojnë të dhëna ekonomike për qëllime të politikëbërjes dhe vendimmarrjes.
  • Vlerësojnë ndikimin e politikave ekonomike, monetare, tregtare dhe zhvillimore.
  • Zgjidhin probleme ekonomike komplekse përmes analizës kritike dhe përdorimit të mjeteve analitike.
  • Hartojnë dhe prezantojnë analiza profesionale dhe akademike në mënyrë të argumentuar.
  • Përdorin njohuri ndërdisiplinore për të adresuar çështje ekonomike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Autonomia dhe përgjegjësia

Të diplomuarit do të jenë në gjendje të:

  • Punojnë në mënyrë të pavarur në analiza ekonomike dhe projekte kërkimore.
  • Marrin përgjegjësi profesionale dhe etike në proceset e analizës dhe vendimmarrjes ekonomike.
  • Udhëheqin projekte dhe ekipe në fusha të ekonomisë, financave dhe politikave publike.
  • Kontribuojnë në hartimin dhe vlerësimin e politikave ekonomike dhe zhvillimore.
  • Angazhohen në mësim të vazhdueshëm dhe zhvillim profesional në ekonomi dhe fusha të ndërlidhura.
  • Zhvillojnë kërkime të pavarura shkencore përmes tezës së masterit dhe aktiviteteve akademike.