Studimet Bachelor

Programet Bachelor në Fakultetin e Ekonomisë ofrojnë një bazë të fortë teorike dhe praktike në fushat kyçe të ekonomisë, menaxhmentit, marketingut, financës dhe kontabilitetit. Qëllimi i këtyre studimeve është të përgatisin studentët për sfidat e tregut të punës, duke u ofruar njohuri themelore dhe aftësi analitike që mund t’i zbatojnë në praktikë. Studentët gjithashtu inkurajohen të angazhohen në aktivitete jashtëkurrikulare dhe projekte kërkimore që kontribuojnë në zhvillimin e tyre profesional dhe personal.