Orari i provimeve Master
Ju njoftojmë se do të hapet sistemi për paraqitjen e provimeve për afatin e Qershorit 2026, nga data 25.05.2026 deri më 05.06.2026, ora 16:00.
Studentët që hasin probleme gjatë paraqitjes së provimeve janë të obliguar të parashtrojnë kërkesë/ankesë përmes SEMS-it brenda këtij afati, duke përshkruar qartë problemin dhe duke specifikuar provimet që nuk arrijnë t’i paraqesin. Kërkesat e paspecifikuara nuk do të merren parasysh.
Përgjegjësia për mos paraqitjen e provimeve brenda këtij afati bie plotësisht mbi studentët.
Ju njoftojmë se nuk do të ketë rihapje të sistemit për paraqitjen e provimeve pas përfundimit të afatit të përcaktuar