Sistemi Elektronik i Menaxhimit të Studentëve
Sistemi Elektronik i Menaxhimit të Studentëve (SEMS) është platformë e cila është krijuar nga Universiteti i Prishtinës, me qëllim të ofrimit të shërbimeve elektronike për Studentët. SEMS përbëhet nga disa module të cilat janë: moduli i aplikimit për regjistrimin e studentëve; moduli i notimit; moduli i pagesave studentore; moduli i kartelave studentore dhe të personelit; moduli i diplomave; moduli i sigurimit të cilësisë dhe vlerësimit; moduli i kompetencave dhe përmbajtjeve mësimore; moduli i bibliotekës dhe module tjera sipas nevojës. Përmes SEMS mund të bëhet edhe vlerësimi dhe notimi i studentëve.
SEMS funksionon në bazë të rregullores së miratuar nga Senati i Universitetit të Prishtinës.
Linku për qasje ne SEMS https://studenti.uni-pr.edu/
- Ligjëratë në kuadër të Javës Kontabiliteti Digjital 2024, në bashkëpunim me Melita&Partners/KUDO® Education.
- Pritja solemne për studentët e vitit të parë, 2024/2025, për studimet Bachelor
- Ligjeratë e hapur – datë 15.05.2024
- Listat preliminare të studentëve me të drejtë vote në Universitetin e Prishtinës