Programet
Fakulteti i Ekonomisë organizon këto nivele të studimit :
- Bachelor (studime tre vjeçare),
- Master shkencor (studime dy vjeçare),
- Doktoratura (studime tri vjeçare).
Me këto programe të studimit:
- Banka dhe financa
- Menaxhment
- Marketing
- Ekonomiks
- Kontabilitet
- Ekonomia e aplikuar dhe menaxhment (në gjuhën angleze)
Tarifat e Studimeve për Studentët
🎓 Tarifat për regjistrim të semstrit
|
Niveli i studimeve |
Tarifa për semestër |
Tarifa për vit akademik |
|
Bachelor |
25 € |
50 € |
|
Master |
150 € |
300 € |
|
Doktoratë |
500 € |
1000 € |
ℹ️ Sqarime shtesë
- Tarifat vlejnë vetëm për studentët përsëritës të semestrit, sipas nivelit të studimeve.
- Studentët që regjistrojnë semestrin për herë të parë janë të liruar nga pagesa.
- Pagesa e tarifës është kusht për regjistrimin e semestrit në rast përsëritjeje.
- Tarifat janë të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ (MAShTI) Nr. 09/2021
- Për të parë tarifat e tjera, ju lutem shihni udhëzuesin: Udhëzuesi
|
Aktiviteti |
Periudha |
|
Regjistrimi i semestrit dimëror |
1 Shtator deri më 20 shtator |
|
Regjistrimi i semestrit veror |
1 Shkurt deri më 20 shkurt |
Kërkesat për vazhdimin e studimeve, ndërrimin e departamentit dhe transfereve nga fakultetet tjera bëhen në fillim të vitit akademik, gjatë kohës sa është sistemi i hapur për regjistrimin e semestrit dimëror.